Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 03 November 2022
Është suspenduar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Kështu kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.
Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.
Derisa, kërkesën për suspendimin e tij e ka bërë Inspektorati i Policisë së Kosovës.
Siç thuhet në komunikatën e IPK-së, drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Sabotim’ dhe ‘Thirrja për rezistencë’ të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...