Surpriza që përloti një ndër më të bukurat shqiptare

Autori: Gazeta inFokus
20:42 | 14 July 2017
Prej një viti tashmë modelja e njohur Adrola Dushi është transferuar në Amerikë dhe ka filluar kontratat e njëpasnjëshme me kompanitë e modelingut.
Shumë prej emrave më të njohur të modës, të cilët i kishte pasur ëndërr, vetëm gjatë vitit të parë jo vetëm që i ka prekur dhe parë nga afër, por edhe ka preferuar të zgjedhë mes tyre. Me gjithë vështirësitë e fillimit dhe megjithëse ende në hapat e parë të një karriere ndërkombëtare si modele, Adrola është e lumtur që është larguar nga Shqipëria drejt vendit të mundësive. Sepse atje ka të gjithë familjen, por edhe sepse mund të vlerësohet më shumë e më mirë për punën që bën, – shkruan Class.
E ftuar sot në programin e pasdites “Rudina”, Adrola tha se vështirësitë nuk kanë qenë të pakta. Por më e madhja dhe më e papërballueshmja është mungesa e të birit 3-vjeçar, Troit. Ai jeton me prindërit e Adrolës, një orë larg Manhatanit ku Adrola jeton me modelen tjetër nga Shqipëria, Xhesika Berberi: “Është e vështirë, sepse më mungon shumë Troi. Në fillim nuk më zinte gjumi natën. Me keqardhje e them, por unë nuk jam më e preferuara e Troit… “ – tregon ajo duke shtuar se tashmë vogëlushi kërkon më shumë mamin dhe babin e saj sesa vetë atë.
Natyrisht, takimet janë të shpeshta, jo më shumë se një javë mund të rrinë pa e parë njëri-tjetrin, por Adrola rrëfen se shumë shpejt do që ta ketë të birin me vete në Manhatan, sepse ai tashmë po rritet dhe i ndien mungesën e saj: “Shihemi shumë shpesh, por nuk jam çdo natë më Troin, më mungon 24 orëshi me të…”
E gjithë familja e Adrolës është në Amerikë dhe ajo e ndien veten me fat që prindërit dhe dy vëllezërit kanë qenë mbështetja e saj më e madhe…. Edhe pse, në fillim, ata të dy nuk e kishin dashur motrën e vogël, madje e kishin urryer…Landi ishte i pranishëm në studion e “Rudina” enkas për t’i dërguar motrës një mesazh: “E mbaj mend shumë mirë kur linde ti, sa shumë të kam urryer, sepse doja të kisha një vëlla tjetër, por sot jam shumë krenar për ty….” – tha ai ndër të tjera.
Pas videos, Adrola e pati të vështirë t’i përmbante lotët. Landi dhe Adi janë pika e saj e dobët:
“Nuk ma merrte mendja kurrë që Landi të pranonte të bënte këtë gjë. Ju falënderoj shumë. Ata janë pika ime e dobët, pjesa e pandashme imja, shpresoj ta mbajnë kokën lart për mua një ditë”, – thotë ajo e përlotur duke kujtuar se fëmijëria me dy vëllezër ka qenë e jashtëzakonshme: “Nuk kanë qenë aspak të lumtur kur linda unë, por pastaj Landi dhe Adi ziheshin kush do më puthte i pari te këmba, më merrnin në krahë dhe më hidhnin, kush do më puthte i pari…. “ – thotë ajo mes lotësh duke shtuar se ndihet e bekuar për familjen dhe për mbështetjen e saj të madhe në çdo hap që i është dashur të bëjë.Tani që ka ardhur në Shqipëri, modelja kishte preferuar që të gjithë kohën ta kalonte në qetësi me të birin, por kureshtja e publikut për të është gjithmonë e madhe.

Të tjera
-
Protesta masive në Beograd fillon për pak: Kordoni policor rrethon ndërtesën e Presidencës
Për një orë pritet të nisë protesta masive në Beograd, ku deri më tani raport...
-
Protesta në Beograd: Arrestohet një person, kërcënoi me bọmba
Një person i moshuar është arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në...
-
Trumpi e quan “të çmendur” prokurorin Jack Smith që hetonte Thaçin dhe të tjerët
Presidenti Donald Trump mbrojti aleatët e tij të premten ndërsa bëri thirrje ...
-
Historiani Durim Abdullahu publikon një fotografi të Adem Jasharit që s’ishte parë më herët
Historiani Durim Abdullahu, ka publikuar një foto të veçantë të komandant...
-
Digjẹt një veturë në Komoran
Një veturë është djegur sot në fshatin Komoran të Drenasit. Në media është...
-
Serbi: Studentët sfidojnë pushtetin e fortë të presidentit
Studentët që kanë bllokuar universitetet më 4 dhjetor kanë bërë mobilizim m...
-
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
Si çdo herë befasitë nuk kanë të ndaluar nga gjiganti kosovar, Prince Caffe. ...
-
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria të mos lejojë rritjen e çmimit të rrymës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) tha se e ka pritur me shqe...
-
Studentët në Beograd mbajnë 15 minuta heshtje
Studentët kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenj...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri për “të siguruar lirinë e lëvizjes”
Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kryen ...
-
Bajrami: Kurti më 2019 tha se rryma duhet të lirohet se flemë mbi thëngjill, por me 1 prill 2025 do të paguani edhe 15 % më shtrenjtë
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për çështjen e paralaj...
-
Arrestohet shoferi serb që u fut sot në turmën e njerëzve në Beograd dhe goditi 3 persona me makinë
Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në ...