Rozë

“Dikush më ka puthur gishtat e këmbës” – Xheneta ironizon keq në sy të Gjestit

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 13 March 2025

Më e papritura ndodhi sot, teksa Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit hyri në shtëpi

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi.

Megjithatë, më e papritura ndodhi sot, teksa Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit hyri në shtëpi. Banorët nuk duhet të reagonin, por Xheneta ndërkohë, nuk i ndali ngacmimet.

-Advertisement-

Në një moment, ajo qëndroi e ulur pranë tij, duke e ngacmuar dhe duke sjellë në vëmendje kohët e tyre të bukura. Xheneta i kujtoi Gjestit puthjet e tyre, madhe duke thënë se ai i ka puthur dhe gishtat e këmbës. Gjesti ndërkohë nuk reagoi dhe vijoi bisedën me banorët.

“I shikoni thonjtë e këmbës? Dikush m’i ka puthur gishtat e këmbës! Sa të bukur i kam”- tha Xheneta, teksa qëndronte pranë Gjestit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy