Sport

Supertalenti i Man Cityt vendos për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 10 December 2018

Super talenti i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke premtuar qëndrimin e tij te City, shkruan GazetainFokus.

I riu i Manchester Cityt Phil Foden do t’i japë fund pasigurisë për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare në klub, raporton The Telegraph.

Mesfushori i talentuar, i cili ka impresionuar për kombëtaren angleze U21 në muajt e fundit, është duke u shëndrruar në një nga lojtarët më të mirë që Anglia ka prodhuar në vitet e fundit.

-Advertisement-

Foden, 18 vjeç, do të ishte jashtë kontratës në fund të sezonit të ardhshëm, por marrëveshja që ai do të nënshkruajë do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2024. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera