Sport

Superliga vazhdon në fundjavë, këto janë çiftet e xhiros së 10-të

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 28 October 2020

Elita e futbollit kosovar të shtunën dhe të dielën vazhdon me xhiron e 10-të, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i kësaj javë zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, aty ku Llapi do ti bëjë konak Dritës.

Takim tjetër interesat pritet të jetë edhe ai ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit që luhet të shtunën.

-Advertisement-

Lideri i Superligës, Ballkani do të ketë punë me Besën e Pejës, ndërsa Prishtina do të luaj në udhëtim të Drenica.

Arbëria do ta pres Trepçën ’89 në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Për shkak të ndërrim të orës dimërore, të gjitha ndeshjet nga kjo fundjavë do të nisin nga ora 13:30.

Më poshtë keni çiftet e xhiros së 10-të në Superligë.

E shtune, 31 tetor

Arbëria – Trepça ’89

Gjilani – Feronikeli

Ballkani – Besa

E diel, 01 nëntor

Drenica – Prishtina

Llapi – Drita./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera