Superliga e famshme, mund të ketë një datë për startimin e saj
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 23 January 2024
Shefi i Superligës Evropiane ka pretenduar se 20 klube janë pajtuar që t’i bashkohen projektit kontrovers.
Ai beson se tani e kanë mbështetjen e mjaftueshme për të lançuar projektin e ri, i cili ka tronditur të gjithë tifozët e futbollit.
Siç raporton Diario AS, burime pranë këtij projekti kanë thënë se objektivi i tyre është që Superliga Evropiane të fillojë në shtator të vitit 2025, ku pjesëmarrëse do të jenë skuadrat më të mira të Evropës gjithashtu edhe klubet angleze.
“Ka klube që kanë nënshkruar privatisht projektin dhe që e kanë kundërshtuar publikisht atë. Ka edhe nga ata që mohojnë Superligën e futbollit, por luajnë në Euroligën e basketbollit”, ka thënë një burim i afërt me Superligën, duke iu referuar Bayern Munichut.
I njëjti burim nuk kishte preferuar të jap emrat e skuadrave që dyshohet se kanë rënë dakord për të marrë pjesë në Superligë, por ka bërë me dije se aty bëjnë pjesë ekipe nga ligat kryesore të Evropës.
“Nuk mund të japim emra që të mos i ekspozojmë para UEFA-s dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë qartë se askush nuk mund të hakmerret ndaj atyre që e përqafojnë projektin e ri”, vazhdoi ai.
Në lidhje me këtë, burimi në fjalë ka thënë se me 14 mars, Gjykata Tregtare nr.17 e Madridit, do të japë përfundime edhe më të qarta.
Në lidhje me argumentet e UEFA-s që kundërshtojnë rregullat e Superligës, burimi në fjalë ka thënë se “projekti është modifikuar dhe, i hapur, dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjitha ekipet”

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...





























