Sport

“Super talent, ka aftësi të shkëlqyera”, Musiala “bekon” blerjen e Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 08 July 2024

Bayern Munich vendosi të paguante klauzolën prej 60 mln eurosh të Crystal Palace për Michale Olise. 22-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me bavarezët dhe është entuziast për nisjen e kësaj aventure fantastike.

“Bisedimet ishin shumë pozitive dhe jam shumë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh sa Bayerni. Sfidë e madhe për mua, por pikërisht këtë kërkoja.

Dua të dëshmoj veten në nivele të larta dhe të luaj rolin tim për të siguruar fitimin e sa më shumë titujve me ekipin në vitet e ardhshme”, u shpreh lojtari më i ri i skuadrës së Vincent Kompany.

-Advertisement-

10 gola dhe 6 asistime regjistroi në sezonin e fundit në Premier League francezi, i cili aktivizohet si sulmues i djathtë dhe mesfushor i avancuar.

I lumtur për këtë përforcim është edhe Jamal Musiala, i cili do ribashkohet pas shumë vitesh në një ekip me Olise.

“Michael është super i talentuar. E njoh mirë, pasi kemi luajtur bashkë te moshat e Chelseat. Dhe ishte shumë bukur.

Ai ka një talent të madh dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ka shënuar shumë gola me Palacen, kështu që jam shumë i gëzuar që u bë pjesë e Bayernit”, u shpreh Musiala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera