Kuzhina

Supë me patate dhe salmon

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 22 May 2017

Salmoni, nuk hahet vetëm i pjekur. Një mënyrë e mirë për ta konsumuar është edhe supa. Sigurisht, aty do ta përdorni me sasi më të limituar por sidoqoftë, shija e peshkut do të jetë. Vlerat gjithashtu!

Përbërësit për 4 persona:

2 patate ● 1 pras ● 750ml lëng zarzavatesh i valuar (i përgatitur me dado vegjetale) ● 500ml qumësht me yndyrë ● kopër e freskët ● 3 lugë lëng limoni ● 150g salmon I tymosur ● vaj ulliri, kripë, piper

-Advertisement-

Përgatitja:
1.Në një tenxhere skuqim prasin e prerë imët me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël. Kur të kenë marrë pak ngjyrë patatet, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 15 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur aq sa duhet.

2.Hedhim masën e sipërme për ta grirë në blender bashkë me lëngun dhe kur të jenë bërë si masë homogjene e hedhim përsëri në tenxheren ku po ziente më parë, shtojmë qumështin, koprën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Vëmë tenxheren në zjarr dhe e heqim nga zjarri kur të ketë marrë valë për 2 minuta. E shërbejmë menjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera