Fokus

“Sunny Hill 2026” do të jetë ndryshe! Albani zbulon surprizat e festivalit

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 27 June 2026

Edicioni i vitit 2026 i festivalit Sunny Hill pritet të vijë me risi të shumta dhe një organizim më të madh se vitet e kaluara.

Duke folur për përgatitjet, Alban Kastrati nga Sunny Hill Festival, bëri të ditur se këtë vit festivali do të zgjerohet me më shumë skena dhe një program më të pasur, ndërsa organizatorët presin rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve.

“Presim deri në 30 për qind më shumë audiencë. Besojmë se do ta kalojmë shifrën e 30 mijë pjesëmarrësve. Do të jetë një edicion i madh, pasi po e zgjerojmë programin. Aktivitetet do të nisin nga ora 14:00 me skenat e ditës, ndërsa do të ketë edhe dy skena të tjera me zhanre të ndryshme muzikore. Programi në skenën kryesore do të zhvillohet nga pasditja deri në orën 00:00”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij, zgjerimi i programit dhe shtimi i skenave synojnë t’u ofrojnë vizitorëve një përvojë edhe më të pasur muzikore gjatë gjithë ditës.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy