Lajme

Sunak shkarkon kryetarin e Partisë së tij Konservatore

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 29 January 2023

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka shkarkuar kryetarin e Partisë Konservatore, Nadhim Zahawi, i cili është edhe ministër pa portofol, pasi një hetim për trajtimin e çështjeve të tij tatimore zbuloi shkelje serioze të rregullave që udhëzojnë ministrat.

Kjo vjen pasi kryeministri urdhëroi një hetim për Zahawin nga Laurie Magnus, këshilltari i tij i pavarur për interesat e ministrave, pas raportimeve se kryetari i partisë qeverisëse  kishte paguar një gjobë si pjesë e një mosmarrëveshjeje me Zyrën e Taksave.

Në një letër drejtuar Zahawi, Sunak tha se, pas hetimit, i cili përfundoi punën e tij pas vetëm disa ditësh “është e qartë se ka pasur një shkelje të rëndë të Kodit Ministror”.

-Advertisement-

”Si rezultat, ju kam njoftuar për vendimin tim për t’ju larguar nga posti juaj në qeverinë e Madhërisë së Tij, Charles III”, thekson ai.

Sunak dhe qeveria e tij ishin përballur me pyetje për disa ditë në lidhje me mosmarrëveshjen, me presion në rritje ndaj Zahawi për të qëndruar i paanshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera