Lajme

Sulmoi një person, arrestohet prishtinasi

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 15 October 2021

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që kishte sulmuar  një person tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur ditën e enjte dhe për procedura të mëtutjeshme hetimore është sekuestruar një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga njësiti relevant policor për procedura të mëtutjeshme hetimore është sekuestruar një thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera