Sport

Sulmohet në Gjilan gjyqtari i FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 20 October 2017

Tifozët e Dritës, kanë sulmuar gjyqtarin e FIFA-s, Genc Nuza.

Sipas asaj që raporton “korneri.net”, me të përfunduar ndeshja Drita – Trepça ’89, Nuza u qëllua në kokë nga tifozët, të cilët u vërsulën në drejtim të fushës.

Falë intervenimit të shpejtë të policisë dhe Njësisë Speciale, Nuza shpëtoi pa ndonjë rrezik të madh, edhe pse tensionet vazhduan edhe më tej.

-Advertisement-

Nuza edhe më tej ndodhet në zhveshtore të stadiumit, pasi po pret Njësinë Speciale.

Takimi në fjalë u mbyll 1:1. 89-shi pati penallti në minutën 90, por Florent Hasanit ia priti 11-metërshin portieri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera