Sulmohet me gurë Policia në Klinë, lëndohen disa zyrtarë policorë – arrestohet i dyshuari
Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 04 December 2022
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarët qoftë në trafik apo kur intervenojnë në raste që denoncohen. Shpeshherë pakënaqësitë e tyre eskalojnë edhe në sulm, siç ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shtaricë të Klinës.
Në këtë fshat Policia kishte shkuar mëngjesin e sotëm pasi ishte raportuar një rast i ngacmimit. Por aty u ballafaquan me një person i cili dyshohet t’i ketë sulmuar.
Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë, me të cilët pati një sjellje agresive dhe eskaloi deri në atë pikë sa filloi t’i gjuajë me gurë. Për pasojë zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore, për çka u desh të kërkonin ndihmë mjekësore.
Posa panë rrezikun që po u kanosej nga i dyshuari, policët morën masa parandaluese duke përodur sprej, pasi hasën në rezistencë e më pas e arrestuan të njëjtin dhe e shoqëruan në stacion policor.
Burimet thonë se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Të tjera
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...