Lajme

Sulmohẹn seksụalisht dy vajza të mitura

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 24 August 2024

Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht në dy raste të ndara.

Në dy raste të ndara, dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht.

Njëri rast ka ndodhur më 4 gusht, mirëpo Policia e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin gjatë ditës së djeshme, më datë 23 gusht.

-Advertisement-

Rasti kishte ndodhur në Fushë Kosovë.

“Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër. Rasti në hetim”, njoftoi Policia.

E, një tjetër e mitur në Prishtinë raportohet se u sulmua seksualisht më 22 gusht dhe se i dyshuari është në arrati.

“Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera