Lajme

Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në një shtet amerikan

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 26 June 2017

Një numër i faqeve të qeverisë në shtetin amerikan të Ohajos, duke përfshirë edhe atë të Guvernatorit John Kasich, janë sulmuar në të cilat është shfaqur një mesazh pro ISIS.

Në mesazh thuhej se Presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për “çdo gjak që rrjedh në vendet myslimane”.  Mesazhi përfundonte me ‘ E dua Shtetin Islamik”.

Hakimi është kryer nga një grup që e quan veten Team System DZ.

-Advertisement-

Mesazhi në sulmin kibernetik përmbante një simbol arab dhe ishte shkruar kryesisht në të zezë dhe të bardhë, duke përdorur flamurin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Mesazhi  në faqen e guvernatorit  Kasich  bënte thirrje islame për namaz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera