Lajme

Sulmohen fizikisht dy policë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 14 December 2022

Tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë për shkak të shqiptimit të gjobës për zhurmën në lokal, shkruan Gazeta Infokus.

Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera