Lajme

Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 24 September 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka përkujtuar një vjetorin e vrasjes së togerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, një vit më parë.

Në një postim në platformën ‘X’, ambasadori Hovenier, bëri të ditur se i është bashkuar qeverisë së Kosovës dhe homologëve të tij diplomatikë për të nderuar e kujtuar rënien në krye të detyrës, policin Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera