Fokus

Sulmi seksual në Fushë Kosovë/ Vajza është e mitur

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 21 December 2022

Gazeta Infokus ka raportuar dje për një rast të sulmit seksual ndaj një femre që ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.

E ku viktimë e këtij rasti të sulmit seksual është një vajzë e mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

Ajo tha se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të gjetjes së të dyshuarit.

“Rastit të cilit ju keni referuar, iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, ndaj viktimës së mitur, si dhe janë autorizuar policia t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit për organet e hetuesisë dhe sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, është përgjigjur Ulaj për Infokus.

Ndryshe për këtë rast policia ka raportuar edhe përmes raportit 24 orësh ku kanë bërë të ditur se i dyshuari është në kërkim.

“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Sulmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera