Lajme

Sulmet ndaj policisë në veri, Sveçla: Kanë për qëllim destabilizimin e vendit

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 29 April 2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet në veri ndaj policisë së Kosovës, janë bërë për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Duke raportuar në Komisionin për Siguri, Sveçla tha se brenda 10 ditësh, policia është sulmuar gjashtë herë.

“Këto veprime janë bërë për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë. Kemi bllokuar disa rrugë të cilat kanë pamundësuar kontrabandat, këto sulme synojnë të shkaktojnë panik tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në vend. Kemi rritur aktivitetet hetuese në atë zonë për zbulimin e autorëve të këtyre sulmeve”.

-Advertisement-

“Policia po i zbaton detyrat për çka i vlerësoj dhe i përgëzoj shumë”, tha më tej ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera