Lajme

Sulm me mortaja nga ISIS, 7 të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 15 May 2017

Bombardimet e rënda nga militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë së paku shtatë persona në qytetin lindor të Deir al-Zor, bën të ditur një grup monitorues.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, me bazën në Londër ka thënë që militantët vazhduan sulmet me mortajë ndaj qytetit të kontrolluar nga qeveria, transmeton portali arbresh.info.

Shteti Islamik mban gati shumicën e provincës Deri al-Zor, përveç një enklave në qytet dhe një bazë ajrore në afërsi.

-Advertisement-

Militantët kanë rrethuar këto qarqe prej dy vitesh gati. Qeveria siriane dhe aleati rus kanë bërë sulme të rregullta në këtë zonë, ku jetojnë rreth 200 mijë njerëz me mungesa të ushqimit e pajisjeve mjekësore.

Deir al-Zor lidh territorin që Shteti Islamik kontrollon në Siri e Irak./Arbresh.info

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera