Lajme

Sulm me thikë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 21 February 2023

Një plagosje me thikë është raportuar pak minuta më parë në ambientet e lokalit afër urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti, raporton abcnews.

Fillimisht mes dy personave ka pasur konflikt, dyshohet për motive të dobëta dhe autori e ka qëlluar me thikë. Akoma nuk dihet gjendja e të plagosurit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera