Sport

Sulejman Starova vazhdon kontratën me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 31 May 2018

Skuadra e Feronikelit bënë publikë emrat e lojtarëve aktualë që do të mbesin në klub, shkruan infokusi.

Përpos përforcimeve të bëra në ekip me prurjet e reja të lojtarëve, Feronikeli është përkujdesur që t’i mbajë edhe vlerat mëhershme të klubit.

Arbër Prekazi, Mendurim Hoti, Lulzim Doshlaku, Astrit Thaçi dhe Argjend Bardhi, janë futbollistët të cilëve Feronikeli ua ka renovuar kontratat, dhe me këtë, ata do të mbesin pjesë e klubit edhe për stinorin e ardhshëm.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Garë e madhe për transferimin e Robert Lewandowski

Ndërkaq, pjesë e Feronikelit vazhdojnë të jenë edhe lojtarët të cilët kanë akoma kontratë me klubin tonë, e këtu bëjnë pjesë: Yll Hoxha, Albutrint Morina, Berat Ahmeti, Florent Smakiqi, Diar Prokshi dhe Gentrit Hasi.

Kontrata i është vazhduar edhe trajnerit të klubit, Sulejman Starova.  Ndërkaq, në bisedime për vazhdim të kontratës është Faton Maloku. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera