Sport

Suedezët kanë Xhakën në shënjestër: Do ta provokojmë derisa të marrë karton të kuq

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 03 July 2018

Sfida e fazës së 1/8-ave mes Suedisë dhe Zvicrës nisi pa hyrë ekipet në fushë.

Lojtarët suedezë kanë vënë në shënjestër Granit Xhakën.

Mikael Lustig tha se do të provokojnë Xhakën derisa të marrë karton të kuq, ndërsa Pontus Jansson është fotografuar gjatë stërvitjes, duke bërë shqiponjën me duar.

-Advertisement-

Ky simbol u komentua gjatë pas festimit të golave nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës në takimin Serbinë.

Por Granit Xhaka thotë se provokimet janë pjesë e lojës.

“Nuk është ndeshja e ime e parë. Provokimet janë pjesë e saj. Unë kam mësuar shumë nga e kaluara. Qëllimi im është të jem në fushë sa më gjatë”, tha mesfushori shqiptar që luan me përfaqësuesen helvete.

Megjithatë Pontus Jansson në profilin e tij në Instagram sqaroi se shqiponja nuk ka të bëjë me Zvicrën ose politikën, pasi është një gjest që e bën që kur ishte i ri për miqtë e tij shqiptarë.

Fusha e lojës do të tregojë skuadrën më të mirë në takimin që do të nisë sot në orën 16:00 në Shën Peterburg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera