Sport

Suarez shuan ëndrrat e Realit për Neymar

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 04 December 2017

Luis Suarez ka folur për mundësinë e kalimit të Neymarit në Real Madrid.

Javët e fundit është folur vazhdimisht për një kalim të mundshëm të Neymar nga PSG në Real Madrid gjatë verës së ardhshme.

Por, sipas sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez kjo nuk do të ndodhë.

-Advertisement-

“Unë e njoh dhe e di se si është Neymar. Për momentin unë nuk e shoh atë duke luajtur për Real Madridin”, tha Suarez gjatë një interviste për Marca, transmeton Express.

Neymar verën e kaluar u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG për 222 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera