Lifestyle

Studimi i fundit për njerëzit me inteligjencë të lartë!

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 13 February 2023

Së fundmi psikologu Satoshi Kanazawa nga “London School of Economics and Political Science” kreu një hulumtim që shqyrtonte karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë. Rezultatet kanë treguar qartë që personat më inteligjentë përfaqësojnë vlerat më moderne, më liberale si dhe më religjiozë ndryshe nga njerëzit jointeligjentë.

Njerëzit inteligjentë po ashtu më shpesh qëndrojnë zgjuar deri natën vonë dhe pinë më shumë, edhe pse me maturi, se njerëzit me IQ më të ulët. Është vënë gjithashtu re që njerëzit më inteligjentë merren më pak me sport.

Këto rezultate Kanazava i shpjegon me “Teorinë e savanës”, e cila thotë që njerëzit me koeficientin më të lartë të inteligjencës përballen më mirë me situatat në jetën bashkëkohore.Nga ana tjetër, truri i njerëzve më pak inteligjentë shpesh ka probleme me arritjet që janë relativisht të reja në kuptimin evolucionar dhe për këtë arsye jetojnë në mënyrë më konservatore.

-Advertisement-

Ndërkaq, të ndihesh më mirë me veten, të kesh më shumë motivim dhe të jesh më i shëndetshëm, nuk duhet të përfshijë ndryshimin e rutinës suaj të përditshme. Në pjesën e fundit të botimit të tij, Dr.Michael Mosley zbulon më shumë rregulla të thjeshta, të bazuara në shkencë për zakonet tuaja të përditshme që do të transformojnë jetën tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera