Studimi: Burrat gënjejnë më shumë se gratë
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 25 October 2017
Të gjithë gënjejmë nga pak. Dikush më shumë e dikush më pak i ka ndodhur të gjendet në ndonjë situatë ku i vetmi shpëtim ka qenë gënjeshtra. Për këtë të fundit janë bërë studime pa fund, madje janë shkruar dhe libra për të analizuar nëse janë burrat apo gratë gënjeshtarët më të mëdhenj.
Sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë.
Pse? Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… apo për të patur marrëdhënie seksuale?
Megjithatë siç thotë dhe psikologu Fabio Fusaro, autor i shumë librave që kanë në fokus çiftet: “Është e vërtetë që burrat gënjejnë më shumë por padyshim që gratë janë mjeshtre të gënjeshtrës”.
Cilat janë gënjeshtrat më të zakonshme të burrave? Studimi që ka anketuar rreth 10.000 burra dhe gra ka klasifikuargënjeshtrat në të zakonshme që përdorin burrat. Të anketuarat femra kanë qenë shumë më të qarta kur bëhej fjalë për të klasifikuar gënjeshtrat e burrave.
Gënjeshtrat më të zakonshme të burrave:
1. Unë nuk jam i martuar, apo s’jam në një marrëdhënie. (Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe që po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që çke me të).
2. Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.
3. Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. (Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime).
4. Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. (Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!)
5. Po, e takova, por asgjë nuk ndodhi … (Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…)
6. E shoh vetëm si shoqe, është vetëm një kolege pune. (Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar…)
7. Do të të telefonoj nesër. (Dhe nuk të merr më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni?)
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...