Studimet në fushën e Arsimit: 92% e studentëve janë femra, 8% meshkuj
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 10 March 2023
Numri i përgjithshëm i studentëve të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor për periudhën 2021/2022 në Universitet Publike dhe Kolegjet Private ishte 70 mijë e 187, prej tyre 40 mijë e 826 apo 58,2 për qind femra ndërsa 29 mijë 358 apo 41.8 për qind meshkuj.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm i studentëve vërehet diferencë e madhe gjinore e studentëve të cilët ndjekin studimet në fushën e “Arsimit “ ku nga 4 mijë e 352 student, 4 mijë e 28 apo 92.6 për qind janë femra dhe 324 apo 7.4 për qind janë meshkuj.
Numri i përgjithshëm i studentëve (në Universitete Publike dhe Kolegje Private) 2021/2022, në nivelin Master ishte 11877, prej tyre 7268 apo 61.2% janë Femra , ndërsa 4609 apo 38.2% janë Meshkuj.
“Numri i të diplomuarve nivelin Bachelor 2020/2021, ishte 10997 prej tyre 7266 apo 66% femra ndërsa 3731 apo 34% meshkuj. Numri i studentëve të diplomuar në Universitete Publike dhe Kolegje Private në nivelin Master ishte 2112 prej tyre Femra 1322 apo 62.6% ndërsa Meshkuj 790 apo 37.4%?, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa Xhavit Rexhaj ish zëvendës ministër i Arsimit, nuk e ka përjashtuar faktin se pjesëmarrja më të ulët e meshkujve në Arsim mund të ketë ndikuar me largimin jashtë vendit.
“Të dhëna interesante, më la përshtypje edhe mu , para shkollori edhe fillori është krejt e logjikshme me qenë një përqindje e tillë. Të lëndoret kur shkojnë ndryshojnë. Me siguri në këto përqindje kanë ndikuar edhe ikja e meshkujve sidomos 4 vitet e fundit ka qenë shumë e theksuar. Por në Arsim vazhdimisht përqindja e mësuesve edhe mësimdhënësve femra është më e madhe se sa e meshkujt. Kjo është çudia për shembull,pse drejtorët nuk janë gjysma bile femra. Pse meshkujt janë drejtorë e femrat janë mbi gjysmën mësimdhënëse. Zakonisht përqindja është më e madhe e femrave të punësuarve në mësimdhënie në Arsim, mirëpo në gjeneratat e fundit sigurt ka ndikuar sidomos ikja e madhe e të rinjve e më shumë masë më të madhe e meshkujve”, tha Rexhaj për “IndeksOnline”
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...