Fun & Video

Studenti i kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim Apple, ja arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 25 April 2019

Një student ka paditur kompaninë Apple duke kërkuar dëmshpërblim rreth 1 miliardë dollarë, duke pretenduar se kamerat e saj e arrestuan pa të drejtë.

Ousmane Bah, 18 vjeç, tha se ishte akuzuar për vjedhje nga dyqanet e Apple në katër shtete amerikane dhe u arrestua në shtëpinë e tij në Nju Jork vjeshtën e kaluar.

Ai beson se algoritmet e Apple janë gabuar pasi kanë lidhur imazhet e hajdutit me emrin e tij.

-Advertisement-

Pasi u kontaktua nga BBC, kompania tha se nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës në dyqanet e saj.

Ousmane Bah pretendon se nuk ngjan aspak me hajdutin.

Madje zbuloi se një nga akuzat ishte për vjedhjen e një dyqani të Apple në Boston , një qytet të cilin nuk e ka vizituar kurrë.

Pafajësia e tij u vërtetua kur dolën datat ku tregohej se adoleshenti ishte në Nju Jork kur u bë vjedhja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera