“Studentët janë liderët tanë në shesh”/ 733 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike
Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 19 Tetor 2026
733 pedagogë kanë firmosur deri më tani një deklaratë me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku mes të tjerash kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e asaj që e cilësojnë si dhunë ndaj studentëve gjatë protestave.
Mes 733 firmëtarëve spikasin emra të njohur të botës akademike dhe jetës publike, si akademiku Stefan Çapaliku, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, akademiku Ardian Ndreca dhe Arbër Rendi, anëtar i Senatit Akademik.
Në deklaratë, pedagogët thonë se janë “të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve” dhe nga ajo që e konsiderojnë shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestës.
Në pikën e parë, firmëtarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe “t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit”.
Ata kërkojnë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila, sipas deklaratës, duhet të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Në pikën e dytë, thirrja i drejtohet Policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit, të cilëve u kërkohet të ndalojnë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave që firmëtarët i konsiderojnë të paligjshëm.
Pika e tretë u drejtohet përfaqësive diplomatike në Tiranë, të cilave pedagogët u kërkojnë të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Në pikën e katërt, firmëtarët u bëjnë thirrje protestuesve të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private, për t’i hequr, sipas tyre, çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.
Në pikën e pestë, pedagogët u bëjnë thirrje qytetarëve të Tiranës që, “njësoj si në 1991”, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre.
“Nëse ne jemi liderë në auditorët e universiteteve, sot studentët janë liderë tanë në shesh. Bashkohuni me ne për t’i mbrojtur nga dhuna”, thuhet në fund të deklaratës. (Dokumenti i Plotë)

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























