Rozë

Stresi:“Femrat shqiptare bëhen xheloze pse meshkujt duan nënat”

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 27 October 2020

Stresi i ka dedikuar një këngë shumë të ndjeshme nënës së tij 2 vite më parë në “Kënga Magjike”.

Kënga e reperit shumë shpejt u kthye në himn për dashurinë ndaj nënave dhe disa djem gdhendën në trup thënie të shkëputura prej saj, Mirëpo sot Stresi ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një ndjekëse e saj, që reperi nuk e ka pritur fare mirë.

“Kjo dashuri për mamatë i bën meshkujt shqiptar edhe italian më pussies në botë”, i ka shkruar ndjekësja reperit në një foto.

-Advertisement-

Stresit nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe ka vendosur që përgjigjen e tij ta japë publikisht.

“Femrat shqiptare xheloze pse mashkulli i vet e don nanën e vet. Po ti vajzë a e don nënën tënde? Çdo grua, çdo femër ka pozicionin e vet tek burri, por mos harroni të gjithë kemi ardhur në jetë nga një grua”, ka shkruar reperi.

Stresi ka treguar se ai ka një lidhje shumë të fortë me nënën e tij dhe se është personi i vetëm në botë që i përgjigjet në çdo moment.

Ai ka thënë më herët se nëna i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira dhe se i vjen keq që i ka shkaktuar pikëllim të pamerituar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera