Stresi po martohet?
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 13 May 2025
Stresi, nëse nuk e keni kuptuar ende, është në një kapitull të ri të jetës së vet. Jo më vetëm një “çun i keq”, apo “i prapë”, siç tha ai se e konsideronte veten, por një mashkull që flet hapur për ndjenjat, për marrëdhëniet, për dashurinë.
Në një tryezë plot të rinj, mes pyetjesh pa filtra dhe batutash spontane, i ftuar në “Jo veç kullera” nga Andale Media, Stresi konfirmoi martesën, por edhe më shumë se kaq — ai tregoi anën e tij më të butë, më romantike, më të sinqertë ose më prej… Binjaku, siç i vunë në dukje dhe vajzat.
“Çunat e këqij dashurojnë me zemër,” është një shprehje me të cilën Stresi ra dakord me një buzëqeshje dhe shtoi se ata “gjithashtu besojnë te rikthimet” (khëm-khëm, qartësisht). Kur u pyet për rikthimin me Kejsin, dhe planet për martesë, Stresi nuk hezitoi në përgjigje:
“[Martesa] Do të ndodhë aq shpejt sa s’jua merr mendja ndoshta.”
Kaq e thjeshtë, kaq e prerë.
Në fakt, nuk e mbajmë mend Stresin të ketë folur ndonjëherë me kaq pasion për dashurinë. Dhe si për ta vërtetuar gjithçka që tha, ai mori Kejsin në telefon gjatë intervistës, e përshëndeti live, dhe i këndoi disa vargje nga një këngë e albumit të tij të ri, që niste me: “Unë prapë bie në dashuri me ty çdo ditë.”
Dhe nëse u bëtë kuriozë dhe ju, emrin e saj në telefon e ka ruajtur si “e bukura ime.”
Po gjesti më romantik që ka bërë ndonjëherë Stresi, cili është?
“Kisha probleme me vizën. M’u desh të ndërroja identitetin. Bëra një pasaportë false franceze, kartë identiteti, patentë dhe telefon. Nga të gjitha anët isha francez. U nisa për në Kanada. Doja të udhëtoja, me se s’bën, ashtu ishte rasti.”
Me pak fjalë, kur dashuron Stresi, i thyen dhe rregullat e BE-së. Sa i përket situatës aktuale me Kejsin, ai ishte i qartë:
“Jemi shumë shokë të mirë. Po shkojmë shumë mirë bashkë. Kemi komunikime. I kërkova ndihmë gjatë xhirimeve të klipit për albumit tim, që ajo të vinte në Shqipëri.”
“Gjatë xhirimeve kemi pasur dhe një incident,” shtoi më pas ai, duke treguar pa ndrojë xhelozinë që kishte ndjerë.
“Gjatë xhirimeve nuk isha mësuar të përballesha me staf teksa isha me të [Kejsin]. Normale ajo është një vajzë që ndjek modën, vishet bukur. Kishim një djalë me aparat, të cilit i kërkoj falje, por unë u bëra shumë xheloz në atë moment, sepse ai afrohej. Lashë xhirimet një moment, por nuk ia bëra me dije atij djalit. Por pastaj reflektova. Thashë ‘është thjesht klip’.”
Për temën e fëmijëve, Stresi na la të kuptonim se një gjë e kishte të sigurt me veten e vet:
“Kur të filloj… do e filloj me breshëri!” përmbylli ai duke qeshur.

T� tjera
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
-
B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në...
-
Miftaraj: Kosova po blen mbi 2 milionë euro rrymë në ditë, qindra miliona shkojnë në duart e oligarkëve
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,...
-
Mungesa e uniformave – pas raportimit të Infokus, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit të Policisë
Pas raportimeve të Gazetës Infokus për mungesën e uniformave për kadetët e ri...

































