Lajme

Strategjia për Hagën, Kurti, deputetes së PDK’së: Ta lëmë Grupin Punues të punojë, njëherë duhet ideja e vizioni, pastaj kostoja

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 15 Tetor 2026

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për strategjinë që do të ndiqet për mbrojtjen në Apel të katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

Ajo pyeti nëse Qeveria ka ndarë buxhet të veçant për zbatimin e kësaj strategjie dhe për planin e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe masat konkrete në mbështetje të avokatëve.

Kurti në përgjigje tha se pas formimit të Grupit Punues, ai do ta ketë në përgjegjësi hartimin e masave e mekanizmave, si dhe kostos që kërkohet për këtë çështje, ndërsa tha se kostot do të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

“Ne kemi afatin deri më 31 tetor që ta votojmë Buxhetin 2027. Natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe çështjen e mbështetjes financiare të katërshes. Ta kemi parasysh se së pari strategjia dhe më pas kostot. Njëherë ideja, vizioni, mekanizmi dhe masat dhe më pas kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmit e vizionit. Së dyti, duhet t’ia lëmë punën këtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. S’mund të bëhem zëdhënës paragjykues i punës që do të bëjë Grupi Punues. Duhet t’i presim ata që t’i mbajnë takimet dhe të na sjellin rezultatin e punës. Grupi është gjithëpërfshirës. Do të ketë edhe nga një përfaqësues edhe nga secili grup parlamentar këtu. Qëllimi ynë është që njëmend të jetë strategji shtetërore. Veprimet e caktuara do të kenë kosto dhe do të mbështeten. Duhet ta lëmë grupin punues të punojë”.

Para kësaj deklarate, Kurti përsëriti se padrejtësia në Hagë “duhet të korrigjohet”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy