Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 06 December 2024
Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit është bërë temë kryesore në mediat ndërkombëtare, përfshirë edhe rrjetin prestigjioz Fox News.
Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë për këtë akt, i cili ka dëmtuar infrastrukturën kritike dhe ka lënë pa ujë dhe energji elektrike disa zona të vendit.
Megjithatë, mediumi amerikan vë në dukje një aspekt edhe më shqetësues: pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë përfshirë në këtë sulm.
Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner, thekson se Serbia po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan.
“Rusia ka lidhje të thella historike, kulturore dhe fetare me Ballkanin, ndërsa narrativat pro-ruse shpesh burojnë nga Kisha Ortodokse Serbe,” tha Stradner.
Sipas saj, Putini shfrytëzon këto ndarje etnike dhe fetare për të destabilizuar rajonin.
Ajo shtoi se edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq përfiton nga tensionet në Ballkan, duke përdorur krizën për të konsoliduar pushtetin e tij.
“Vuçiq ka përdorur një strategji të përshkallëzimit dhe de-përshkallëzimit të krizave në Kosovë për ta portretizuar veten si një burim stabiliteti, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si një mjet pazaresh me Perëndimin”, theksoi ajo.
Ndërkohë, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe NATO, Agim Nesho, tha se Rusia kërkon që Ballkani Perëndimor të mbetet një rajon neutral, duke kundërshtuar praninë e NATO-s.
Ai përmendi ngjarjet në Mal të Zi dhe rritjen e partive pro-ruse si dëshmi të përpjekjeve të Moskës për ndikim në rajon.
“Rusia nuk ka mbështetje në Kosovë dhe Shqipëri, vende që mbeten pro-amerikane për shkak të rolit historik të SHBA-së në mbështetjen e shqiptarëve,” shtoi Nesho.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka komentuar gjithashtu për ngjarjet në Varagë të Zubin Potokut.
Ai deklaroi se sulmi është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të agresionit serb.
“Vuçiqi shfrytëzon burime të shumta, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar, për të destabilizuar Kosovën,” tha Dugolli.
Sipas tij, përdorimi i rreth 20 kilogramëve eksploziv tregon një nivel të lartë profesionalizmi në planifikimin dhe ekzekutimin e këtij sulmi, raporotn Fox News.
Të tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...
-
Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrik...
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...