Lajme

Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 26 Dhjetor 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Krishtlindjet.

Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Hovenier shprehu nderimin për presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj, e cila ishte ftuar në Kampin Bondsteel për të festuar së bashku me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s që shërbejnë në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Hovenier u shpreh: “Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në Kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt.”

-Advertisement-

Ambasadori gjithashtu uroi të gjithë ata që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, duke përhapur mesazhin e ngrohtë për Krishtlindje dhe festa të lumtura.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy