Lajme

Stoltenberg: NATO ka përgjegjësi për Kosovën – palët t’i kthehen dialogut

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 12 October 2023

Ministrat e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s vazhdojnë bisedimet në Bruksel, pas një seance hapëse dje në selinë qendrore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, tha se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.

“Në takimin tonë ministror të mbrojtjes ne po trajtojmë një gamë të gjerë çështjesh: si të mbështesim Ukrainën, parandalimin dhe mbrojtjen tonë, misionet dhe operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak, dhe këtë mëngjes do të informohemi gjithashtu për sulmet e tmerrshme terroriste kundër Izraeli gjatë fundjavës nga Hamasi, nga ministri izraelit i mbrojtjes.  Për të gjitha këto çështje – Lindja e Mesme, Ukraina, Iraku, Kosova, parandalimi dhe mbrojtja, Shtetet e Bashkuara dhe ju personalisht, Sekretar Austin, ofroni udhëheqje sigurie për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha ai.

-Advertisement-

Stoltenberg ka thënë se trupat e KFOR-it po patrullojnë më tepër në veri pas tensioneve të fundit.

“Në reagim ndaj tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka shtuar qindra forca shtesë në operacionin tonë në javën e fundit. Jemi duke kryer më tepër patrullime në veri të Kosovës. Këto janë hapa të matur për t’u përkujdesur që KFOR-i ka kapacitet e nevojshme për të përmbushur mandatin. Beogradi e Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të ri angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se ndër temat kryesore të biseduara në takim ka qenë edhe tensionet në Kosovë. “Ka situatë të vështirë e të tensionuar, e kemi përcjellë me kujdes.

E kemi rritur prezencën, veçanërisht në veri. Mesazhi kryesor për Prishtinën e Beogradin nga ky takim është që të frenohen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tepër situatën e të tensionojnë atë”, tha ai,

Stoltenberg ka kërkuar  të frenohen nga retorikat, e të angazhohen në dialog.

“Është një nga mesazhet e rëndësishme nga takimi sot, që në Kosovë të shohin se NATO-ja e BE-ja punojnë ngushtë. Prezenca ushtarake e NATO-s në Kosovë, përkrah angazhimin diplomatik të BE-së. Sot ishte në takim edhe BE-ja, është mirë të shohim se në situatë të vështira sfiduese në Kosovë e në Bosnjë-Hercegovinë, ne dhe BE-ja punojmë ngushtë. E bëjmë këtë një kohë të gjatë”, ka thënë Stoltenberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera