Stoltenberg: Forcimi i bashkëpunimit Rusi-Kinë përbën kërcënim për Europën

Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 01 February 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se marrëdhëniet në rritje të Rusisë dhe Kinës përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Azinë, por edhe për Europën.
Në një fjalim në Universitetin Keio në Tokio, shefi i NATO-s nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi më të fortë për NATO-n në rajonin Indo-Paqësor, duke shtuar se lufta në Ukrainë ka treguar “se si siguria është e ndërlidhur”.
Kina po investon gjithnjë e më shumë në armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë pa ofruar transparencë ose pa u angazhuar në dialog kuptimplotë mbi kontrollin e armëve, tha ai.
Ndërkohë, Pekini vazhdon të përshkallëzojë shtrëngimin e fqinjëve dhe kërcënimet kundër Tajvanit, ishullit të vetëqeverisur që ai pretendon si territorin e tij.
“Fakti që Rusia dhe Kina po afrohen dhe investimet e rëndësishme të Kinës dhe aftësitë e reja të avancuara ushtarake vetëm nënvizojnë se Kina përbën një kërcënim, përbën një sfidë edhe për aleatët e NATO-s.
Siguria nuk është rajonale, por globale,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Ai këmbënguli se NATO nuk e konsideron Pekinin si një kundërshtar ose nuk kërkon konfrontim dhe se aleanca do të vazhdojë të angazhohet me Kinën në fusha me interes të përbashkët, si ndryshimi i klimës.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se Pekini ishte “një forcë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global” dhe kritikoi NATO-n për etiketimin e Kinës si një kërcënim dhe për zgjerimin e stërvitjeve të saj ushtarake në Azi.
“NATO ka kërkuar vazhdimisht të arrijë përtej zonës dhe fushës së saj tradicionale të mbrojtjes, të forcojë lidhjet ushtarake dhe të sigurisë me vendet e Azisë Paqësorit dhe ka luajtur me kërcënimet e Kinës.
Dua të theksoj se Azia-Paqësori nuk është një fushë beteje për garën gjeopolitike dhe nuk e mirëpret mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe konfrontimin bllok,” tha Mao./abcnews

Të tjera
-
Orav: Shpresoj që Kosova të jetë me ne në BE sa më herët që të jetë e mundur
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë ceremonisë së Ditës së Eur...
-
Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve
Tre muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende s’ka Kuvend të konstituuar. Deputetët e ...
-
Trendafilova të martën vjen në Kosovë
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova do të qëndrojë për vizi...
-
AGK-ja dënon gjuhën nxitëse të deputetëve të VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj retorikës nx...
-
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
Një tërmet prej 3.1 shkallësh është shënuar në afërsi të qytetit të Mitrovcië...
-
Arrestohet një 42-vjeçar në Soçanicë për ngacmim sek*ual dhe shantazh ndaj një të miture
Një burrë 42-vjeçar është arrestuar në fshatin Soçanicë, pas dyshimeve për pë...
-
Osmani i kërkon BE’së heqjen e masave ndaj Kosovës: Të padrejta
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën e Evropës, ka kërkuar nga Bashkimi Evropia...
-
Rrah*a në sheshin e Podujevës, policia: Dy persona u shoqëruan në stacion, njëri me lëndime
Sot në mesditë një përleshje ka ndodhur në mes disa personave. Për këtë dy pe...
-
Vizita e Vuçiqit në Moskë, Reuten i pakënaqur me përgjigjen e Kallas: Costa ta anulojë vizitën në Serbi
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dje tha se shtetet anëtare të Bas...
-
Gucatit i refuzohet vizita në Hagë: “Nuk po më japin asnjë arsye”
Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i është refuzuar kërkesa për vizitë në ...
-
Zgjedhja e këpucëve të Papa Leos dërgon një tjetër mesazh të koduar
Papa Leo mbante këpucë të zeza gjatë Meshës së tij të parë këtë mëngjes, asht...
-
Zgjedhjet e 11 majit: 54 kallëzime penale, 4 prej tyre shkojnë në SPAK
54 kallëzime penale janë bërë deri më sot për veprat penale në fushën e zgjed...