Sport

Stinori pranveror te femrat nis me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 02 February 2018

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e garave në stinorin pranveror, është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave, ku të pranishëm ishin nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv dhe përgjegjësja për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, si dhe administratorja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka, shkruan infokusi.

Në këtë takim u vendos që stinori pranveror të nisë me ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 18 shkurt, derisa rrethi i dytë do të zhvillohet më 21 shkurt.

Po ashtu, klubeve iu bë e ditur se afati kalimtar për futbolliste do të jetë deri më 16 shkurt, derisa vazhdimi i kampionatit në Ligën e Femrave do të nisë më 10 mars. Gjatë këtij takimi u tërhoq edhe shorti për rrethin e parë të kupës, ku u përcaktuan këto çifte:

-Advertisement-

Mitrovica – Ulpiana
Drenica – Malisheva
Dukagjini – Vizioni
Intelektualet – Hajvalia
Liria – Bazeli
Kosova (P) – Llapi
13 Qershori, i lirë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera