Lajme

Stërmbushet sheshi i Prishtinës në mbështetje të ish-Krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 02 April 2023

Sheshi i Prishtinës tashmë është stërmbushur me qytetarë nga i mbarë vendi në mbështetje të ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjykimi i të cilëve nis të hënën në Hagë, shkruan Insajderi.

“Marshi për Drejtësi” i cili gjeti mbështetje masive popullore dhe si përkrahje nga spektri i gjerë politik, tashmë pritet të nis qysh nga ora 14:00.

-Advertisement-

Autostrada në hyrje të Prishtinës u vërshua nga kolona të gjatë autobusësh të cilët udhëtuan nga qytete tjera për të marrë pjesë në marsh.

“Liria ka Emër”, “Marshojmë për Drejtësi”, “Drejtësi, Jo Politikë”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Mos më prek në dritë të syrit, UÇKJ”, ajanë disa prej pankartave të cilat mbahen në duart e marshuesve bashkërisht me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera