Stefanoviq: Vuçiq nuk shkon në Kosovë vetëm për t’u fotografuar
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 19 January 2018
Kryetari i Serbisë, me leje të Qeverisë së Kosovës, nesër do të qëndrojë në Mitrovicë. Atje, sipas paralajmërimeve, ai do të vendosë kurorë në vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ndërsa në mbrëmje do të jetë Graçanicë. Vuçiq do t‘i kalojë këto dy ditë në Kosovë për të dëshmuar se “Beogradi është me serbët e Kosovës” dhe “për t’i trimëruara serbët që të qëndrojnë në trojet e veta”
Një zyrtar i shtetit serb, besnik i madh i Vuçiqit e ministër i Punëve të Brendshme të këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq e ka komentuar këtë vizitë në tv pink
Sipas tij, kjo është vizitë e rrezikshme dhe sfidë e madhe e sigurisë.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit lë hapësirë dyshimi kush krejtësisht ka mundur të marrë pjesë në të dhe e bën këtë vizitë shumë të ndërlikuar. Porse me Vuçiqin nuk mund të flitet për këtë temë, nga ky qëllim nuk mund ta kthejmë, ai nuk e mendon nëse siguria e tij personale është e rrezikuar “, ka thënë ai.
Sipas tij, Vuçiq në Kosovë do të bisedojë me njerëz, ai dëshiron të dëgjojë cila është ngarkesa e tyre aktuale më e madhe dhe do që me praninë e vet t’iu dërgojë si garanci se ata njerëz nuk janë të harruar.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Vuçiqi nuk do të shkojë atje për 15 minuta, që të fotografohet, të japë një deklaratë dhe ja kjo e gjitha, ashtu siç bëjnë shumë të tjerë. Jo vetëm që do të jetë dy ditë, ai do të qëndrojë atje për të biseduar, do të bisedojë edhe në veri të Ibrit e edhe në jug të tij, gjithë këtë kohë do t’ia kushtojë popullit të vet”, ka thënë shefi i policisë serbe.
“Është pjesë e vendit tonë ku Serbia aktualisht nuk ka kompetenca të plota, por pavarësisht nga kjo, sipas tij, përkujdeset për popullin e vet që jeton atje”, thotë ministri serb./koha.net/
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...