Sport

Statistikat e Vedat Muriqit frikësojnë çdo kundërshtarë të Fenerbahçes

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 30 October 2019

Vedat Muriqi ka dëshmuar formën e tij duke luajtur 990 minuta në 11 ndeshje për 68 ditë, si për Kosovën ashtu edhe për Fenerbahçen.

Sulmuesi prizrenas konsiderohet si njëri prej futbollistëve më në formë te Fenerbahçe këtë edicion.

Muriqi ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, derisa ka luajtur 90 minuta për Fenerbahçen në të gjitha ndeshje.

-Advertisement-

Ai ka qenë në fushë në 11 ndeshje për 68 ditë, duke dëshmuar se është një futbollist i fortë.

25-vjeçari thotë se ia ka ‘borxh’ jetës së tij profesionale edhe punën shtesë.

Në edicionin e kaluar, Muriqi te Rizespori shënoi 17 gola në 33 ndeshje, derisa këtë edicion synon edhe më shumë.

Muriqi i cili është i gjatë 1.94 cm, ka fituar 4.8 topa në ajër për ndeshje në nëntë javët e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera