Sport

Statistika të frikshme, sa herë që Ronaldo luan në çerekfinale kualifikohet tutje

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 16 April 2019

Ylli portugez kërkon gjysmëfinalen e 12-të në karrierë në Ligën e Kampionëve.

Juventusi sonte do të përballet me Ajaxin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve,ku italianët hyjnë në fushë me një rezultat të favorshëm nga takimi i parë në Amsterdam që është mbyllur 1-1, shkruan KosovaPress.

Ajo që bënë më optimistë juventinët se do të kalojnë tutje është ecuria e yllit të tyre Cristiano Ronaldo, i cili asnjëherë në karrierë nuk është eliminuar në fazën çerekfinale. Në 11 herë që ka luajtur në këtë fazë portugezi ka arritur që gjithnjë të kualifikohet në gjysmëfinale, me klubet e tij të mëparshme Manchester United dhe Real Madrid.

-Advertisement-

Ronaldo ka realizuar 24 gola në këtë fazë të garave, si dhe në gjashtë çerekfinalet e fundit që ka luajtur ka arritur të realizojë të paktën një gol.

Pra me portugezin në ekip Juventusi ka një armë shumë të fortë përballë ekipit holandez dhe synon që këtë vit ta kthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Torino, pas shumë zhgënjimeve që ka pasur në garat evropiane në këto vitet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera