Stano: Lajçak ka nisur t’i informojë shtetet e BE’së për bisedimet dje

Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 15 September 2023
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, sot në një konferencë për media ka folur për takimin e djeshëm të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.
Ai tha se takimi nuk dha rezultat për shkak se palët nuk janë të gatshme të kapërcejnë dallimet e tyre dhe shtoi se BE nuk mund të sjellë sukses nëse palët s’duan.
“Më lejoni t’ju kujtoj diçka që BE-ja nuk është palë në dialog. Palë në dialog janë Kosova dhe Serbia. BE-ja është lehtësues, bazuar në dëshirat e shprehura nga të dyja palët dhe miratuar nga e gjithë BE-ja. Ne po lehtësojmë që palët të kapërcejnë dallimet e tyre. Por, ne nuk do të jemi të suksesshëm kurrë nëse palët refuzojnë që të shkojnë në rrugën e kompromisit”.
Stano tha se situata pas takimit të djeshëm është serioze dhe tha se emisari Miroslav Lajçak ka nisur informimin e shteteve anëtare, për të cilat tha se janë ato që marrin vendimin çka pas takimit të djeshëm.
“Pas takimit të djeshëm jemi në një situatë që sigurisht që është serioze, Borrell është në dijeni për këtë. Përfaqësuesi Lajçak pas këtij rundi të dialogut ka shkuar te shtetet anëtare dhe ka informuar ato dhe ne do të informojmë shtetet anëtare sërish në nivele të ndryshme për atë çka ka ndodhur. Më pastaj, shtetet anëtare do të vendosin çka do të ndodhë pastaj”.
Zëdhënësi i BE-së u pyet nëse ndërmjetësit “kanë marrë disa mësime nga dështimi i dialogut”.
Por, Stano tha se dialogu s’ka dështuar veçse të dështuar e konsideroi takimin e djeshëm.
“Borrell nuk ka thënë që dialogu ka dështuar, por se rundi i djeshëm i dialogut nuk solli rezultate sepse palët dështuan që të pajtohen dhe ky është një skenar që po e kemi sërish e sërish së fundi. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që të shohim palët që nuk janë në gjendje të tejkalojnë diferencat e tyre. Nëse ti dëshiron që të ndihmosh dikë dhe ai nuk do që të jetë i ndihmuar, atëherë çfarë mund të bësh”.
Stano tha se Unioni mund të arrijë aq sa palët janë të përgatitura që të pranojnë, derisa foli edhe për pasojat e mospasjes së rezultateve nga takimet në Bruksel për Kosovën dhe Serbinë.
Përveçse përsëriti atë që tha Borrell dje në konferencë që se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë që të mbesin prapa nga rajoni në rrugën e anëtarësimit në BE, Stano përmendi edhe masa të tjera varësisht nga situata.
“Nëse masat kanë sukses në terme të deeskalimit – ne sigurisht ende s’kemi para shtensionim të plotë, s’kemi parë ende hapa kuptimplotë, disa hapa janë ndërmarrë që janë mirëpritur – por duhen ende hapa që duhet të ndërmerren. Ka ende potencial për shtensionim, fatkeqësisht. Masat janë të përkohshme, masat janë ndërmarrë nga shtetet anëtare sepse të gjithë janë pajtuar se tani ne duhet të përdorim jo vetëm karotat, por edhe shkopinjtë. Dhe ato do të qëndrojnë derisa shtetet anëtare mendojnë që ato janë të nevojshëm. Ne mund t’i heqim, por edhe mund t’i vëmë prapë, nëse e kërkon situata”.
Ndërkaq, në pyetjen se pse vetëm Kosova është e ndëshkuar me masa, Stano përsëriti se nga këto mase imune s’është as Serbia nëse nuk kontribuon në shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Ai bëri me dije se shtetet anëtare janë duke e parë me vëmendje atë çka po ndodh mes dy fqinjëve ballkanikë, duke treguar se s’janë të lumtur me situatën aktuale.
“27 shtete anëtare janë duke e parë këtë. Nuk jemi të lumtur me këtë. Ata kanë pasë krejtësisht pritje të tjera. Partnerët e dinë këtë”, tha Stano.

Të tjera
-
Azem Syla viziton Thaçin e Veselin në Hagë: E vërteta është në anën e tyre
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar s...
-
“Kosovë po largohem. Jo sepse dua, por sepse më detyrove”, Postimi prekës i të riut nga Skenderaj që po braktis Kosovën
Emigrimi nuk është gjithmonë një zgjedhje por shpesh një nevojë,dhe një rrugë...
-
UD drejtori i Qendrës së Mjekësisë së Punës në Gjakovë raporton se u rrạh dhe u kërcënuạ nga doktori Gola
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës, ...
-
Porfirije raportohet se do të jetë në Kosovë për Pashkët ortodokse
Patriarku i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, këtë vit po raportohet se Pash...
-
Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thir...
-
Deputeti Adem Hoxha e konfirmon se është pjesë e GP të AAK-së
Deputeti goran Adem Hoxha edhe sot është parë i ulur tek Grupi Parlamentar i ...
-
Haxhiu: Duhet dakordim me partitë për të dalë nga bllokada
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ...
-
Osmani dhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane flasin për konstituimin e Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë ...
-
Rohde: Qytetarët e Kosovës meritojnë politikanë që vendosin vendin para interesave partiake
Më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës po vazhdon ...
-
Nga e shtuna mbyllet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në Pri...
-
Del në shesh mashtrimi i Vetëvendosjes për ndërprerjen e seancës, e demanton Kuvendi i Kosovës
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancën konstituive të kësaj të enjte...
-
Meloni arrin në Washington DC për bisedime me Trump
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur në Washington DC për bised...