Stagnon procesi i njohjes për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 19 May 2018
Barbadosi është shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Më këtë, numri i njohjeve ka arritur në 116. Njohja nga ky shtet është e vetmja që Kosova ka marrë këtë vit, përderisa që nga 2016-ta, vendi ynë ka pranuar vetëm 5 njohje. Për ngecjet në procesin e njohjeve partitë opozitare dhe njohësit e zhvillimeve politike fajësojnë institucionet shtetërore dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Singapori, Bangladeshi, Madagaskari e Barbadosi janë pesë shtetet e fundit e të vetmet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, që nga fillimi i vitit 2016. Procesi i njohjeve, i cili ka ngecur viteve të fundit, sipas opozitës, është rezultat i mospunës së institucioneve.
Për deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, shteti duhet të këtë strategji të veçantë lobimi, në mënyrë që të rritet numri i njohjeve.
“Ajo çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës është që të ketë një strategji të qartë se si e shohim ne politikën e jashtme, dhe sigurisht lobimi që bëhet te vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëhet nga njerëz që kanë integritet dhe profesionalizëm në këtë drejtim”, theksoi Haxhiu.
E profesori universitar dhe analisti politik Behlul Beqaj, duke folur për njohjet, tha për televizionin publik se edhe degradimi i vazhdueshëm i shtetit po ndikon në ngadalësimin e procesit të njohjeve, përderisa, sipas tij, këtë proces më së tepërmi po e stagnon mospuna e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Rol të veçantë ka paaftësia, joprofesionaliteti dhe mosaktivizimi konkret i Ministrisë së Jashtme, e cila, para se gjithash e ka obligim të tërheq miq dhe shtete, të cilat janë të gatshme për ta njohur Kosovën dhe për të vazhduar bashkëpunimin bilateral apo multilateral”, pohoi profesor Behlul Beqaj.
Televizioni publik ka kërkuar një koment edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilën e ka pyetur edhe për atë se a kanë një strategji të veçantë për rritjen e numrit të njohjeve, por, për ditë të tëra, nuk ka marrë përgjigje nga kjo ministri.
Përveç me numrin e vogël të njohjeve, që shtetit po i vijnë viteve të fundit, Kosova po përballet edhe me presionin e vazhdueshëm që Serbia po ua bën shteteve të ndryshme për të mos e pranuar pavarësinë apo edhe për të tërhequr njohjen. Krerët shtetërorë të Serbisë, shpesh deklarojnë se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen. Por, sipas autoriteteve kosovare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston tërheqja e njohjes, por vetëm ngrirja e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...