Memorandumi trepalësh mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, MPJD: Nuk frikësohemi nga kërcënimet e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 19 March 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Serbia tha se do të kërkojë përgjegjësi nga Kroacia dhe Shqipëria që bashkë me Kosovën nënshkruan Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak.
MPJD thotë se kjo deklaratë nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat Serbia ka pretenduar se i pranon, por ka refuzuar me qëllim t’i nënshkruajë—duke dëshmuar edhe një herë qëllimet e saj të këqija dhe mungesën e vullnetit për t’u angazhuar në një dialog të mirëfilltë.
“Duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe për njohjen e institucioneve dhe kornizës ligjore të Kosovës si të vetmet autoritete të vlefshme brenda vendit tonë”, thuhet në reagim.
Tutje, MPJD thotë se kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera.
“Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si “garantuese e paqes në Ballkan” është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit”, thuhet në reagim.
Sipas MPJD’së, Serbia në vend që të lëshojë deklarata agresive dhe thellësisht mashtruese, duhet të fokusohet në respektimin e marrëveshjeve që ka pretenduar se i pranon, të heqë dorë nga ambiciet e saj hegjemoniste dhe të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’u bërë një aktor përgjegjës në rajon—duke filluar me njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“Për më tepër, përpara se Serbia t’u mbajë leksione të tjerëve për paqen dhe stabilitetin, ajo duhet të hapë arkivat e saj të klasifikuara të kohës së luftës, në mënyrë që krimet e saj të përballen me drejtësinë”.
Tutje në reagim thuhet se “Republika e Kosovës nuk do të frikësohet nga kërcënimet e Serbisë dhe do të vazhdojë të forcojë sigurinë dhe partneritetet e saj ndërkombëtare në bashkëpunim me aleatët e saj”.

Të tjera
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...
-
Plani i SHBA: Jo pranimit të Ukrainës në NATO dhe njohja e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Ukraina është nën presion për t’iu përgjigjur këtë javë një propozimi të SHBA...
-
Të shtëna a* rmësh në Pejë, dyshohet për tentim vra* sje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Pejës. ...
-
Tash e tutje pritet të rritet edhe çmimi i kafeve në Kosovë, ja sa do të jetë
Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, qytetarët tashmë po përballen me par...
-
Qalaj: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti polit...
-
Vdẹs profesori universitar, Aziz Dujaka
Ka vdekur profesori universitar Aziz Dujaka. Lajmi u bë i ditur nga Fakult...
-
Nesër pritet të mbahet konferenca e parë pas përfundimit së paraqitjes së provave nga ZPS-ja në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën më 23 prill ...
-
Sveçla s’tregon nëse do ta hedhin nesër në votim Kryeparlemantarin
Një ditë pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, depute...