Stafi mjekësor do të gjykohet për vdekjen e legjendës së futbollit, Maradona
Autori: Gazeta inFokus
07:55 | 23 June 2022
Tetë personel mjekësor do të dalin në gjyq të akuzuar për neglizhencë kriminale në vdekjen e futbollistit legjendar argjentinas, Diego Maradona.
Një gjykatës ka urdhëruar një gjyq për vrasje me faj, pasi një panel mjekësor zbuloi se trajtimi i Maradonës ishte i mbushur me “mangësi dhe parregullsi”.
Maradona vdiq në Buenos Aires në nëntor të vitit 2020 nga një sulm në zemër, në moshën 60-vjeçare.
Ai ishte duke u rikuperuar në shtëpi nga operacioni në një mpiksje gjaku në tru në fillim të atij muaji.
Disa ditë pas vdekjes së ish-futbollistit, prokurorët argjentinas nisën një hetim ndaj mjekëve dhe infermierëve të përfshirë në kujdesin e tij.
Vitin e kaluar, paneli prej 20 ekspertësh të caktuar për të ekzaminuar vdekjen e tij zbuloi se ekipi mjekësor i Maradonës veproi në një “mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur”.
Sipas vendimit të gjykatës, ata gjithashtu arritën në përfundim se futbollisti “do të kishte pasur një shans më të mirë për të mbijetuar” me trajtim adekuat në një strukturë të përshtatshme mjekësore.
Mes atyre që përballen me akuzat janë neurokirurgu dhe mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, një psikiatër dhe psikolog, dy mjekë, dy infermiere dhe shefi i tyre. Ata të gjithë kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen e tij.
Të tetë do të gjykohen sipas një përkufizimi ligjor të vrasjes bazuar në neglizhencën e kryer, duke ditur se mund të çojë në vdekjen e një personi.
Sipas kodit penal të Argjentinës, krimi mund të dënohet nga tetë deri në 25 vjet burg. Një datë për gjykimin nuk është caktuar ende./bbc

T� tjera
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...




































