Stacionet e trenit vlerë e trashëgimisë kulturore

Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 12 July 2023
Treni vazhdon të mbetët mjet udhëtimi për disa qytetarë të Kosovës. Por stacionet në të cilët ndalet treni disa nga to janë në gjendje jo të mirë.
Kjo vjen edhe si pasojë e asaj se “Infrakos” nuk mund të bëjë renovime në disa stacione të cilat kanë hyrë në mbrojte të shtetit, si pjesë e trashëgimisë kulturore.
Refet Çitaku, zëdhënës i “Infrakos” sqaron për Radio Kosovën se këto stacione për shkak tëvlerës kulturore dhe arkitekturore janë futur nëmbrojtje të trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës.
Ai thotë se disa stacione të vogla janë të demoluara dhe pritet të shkatërrohen plotësisht dhe të ndërtohen stacionet e reja.
“Stacionet kryesore janë në gjendje relativisht të mirë, nuk janë krejtësisht të shkatërruar. Pasagjerët kanë edhe nga një vend pritjeje dhe janë të standardit klasik. Por ende nuk keni filluar me ndonjë remont në këtë pjesë”, ka thënë Çitaku.
Çitaku gjithashtu thotë se për shkak të eksodittë vitit 1999 është duke u shqyrtuar që stacioni i trenit në Prishtinë të bëhet stacion muze.
“Është në shqyrtim në fazën e një plani për të qenë një stacion muze për shkak të eksoditdhe është bërë një propozim”, ka thënë ai.
Për sa i përket investimit në këto ndërtesa, për këtë vit nga Ministria e Kulturës nuk është paraparë asnjë ndërtim apo edhe renovim ikëtyre objekteve, thuhet në përgjigjen përmes postës elektronike nga Ministra e Kulturës.
Ndryshe në Listën e Trashëgimisë Kulturore me status të mbrojtjes se përkohshme janë: Stacioni i Trenit Pejë, 1933 – 34, Stacioni i Trenit Lutogllavë 1934, Stacioni i trenit Shek. XX Prizren; Stacioni i trenit Shek. XX Prishtinë,Stacioni i Trenit Shek. XX Vrandiollë, Prishtinë;Stacioni i trenit në Dritan (Dobroshec) 1936Drenas; Linja hekurudhore Drenas- Pejë, 1936.Ndërtesa e stacionit të trenit Shek. XX Ferizaj.

Të tjera
-
Hoti me ‘JO’ të madhe: Nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, për dallim nga krye...
-
Çfarë është Qeveria e Tranzicionit që po e propozon LDK-ja?
Pas refuzimit të ftesës nga Albin Kurti për bashkëqeverisje, kryetari i LDK-s...
-
Reagon Dimal Basha pas propozimit të Abdixhikut për qeveri të tranzicionit: “Vvazhdojmë” – por s’tregon si
Deputeti Dimal Basha ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku bëri publik propozimin e...
-
Kelmendi: Kurti bëri lëshim me letër-lutjen, Abdixhiku me ofertën – topi ka kaluar nga Lumiri sërish te Albini
Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi k...
-
IPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë, nuk zbatuan aktvendimin e gjykatës
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Ko...
-
Vjen reagimi i parë nga VV pas propozimit të LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësu...
-
Në letrën drejtuar Kurtit, LDK e cilëson qeverisjen 4-vjeçare të VV si periudhë stagnimi dhe rrezikimi të demokracisë
Përmes një letre publike drejtuar Albin Kurtit, kryetari i Lidhjes Demokratik...
-
Abdixhiku akuzon Kurtin për dështim në krijimin e shumicës dhe thellim të krizës politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza t...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është letra e Abdixhikut dërguar Kurtit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur përmes një letre publi...
-
Edhe Abdixhiku i ka dërguar letër Kurtit: “Kam shpalosur pozicionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sot ...
-
Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ...
-
“JO”: Abdixhiku refuzon përfundimisht Kurtin – propozon “Qeveri tranzicionale”
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ...