Sport

Sqarohet gjithçka për mandatin e Agim Ademit në krye të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 09 December 2019

Federata e Futbollit të Kosovës të hënën ka publikuar të gjitha dokumentet që qartësojnë ligjërisht mandatin e kreut të këtij institucioni, Agim Ademi.

“Me qëllim të evitimit të gjitha dezinformatave dhe për të informuar drejt dhe bazuar në ligj, FFK lëshon të bashkangjitur: Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i presidentit Agim Ademi; Interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve);  Shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se z. Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së”, thuhet në një njoftim të Federatës.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për të mos lejuar më konfuzitet artificial e konsideron këtë çështje të mbyllur.

-Advertisement-

“Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së”, thuhet në njoftim.

Shikoni DOKUMENTET këtu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera