Lajme

Spitalet, Shkollat dhe Policia të premten në grevë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 December 2019

Sistemi Arsimor i Kosovës ai Shëndetësor dhe Policia që nga nesër do të hyjnë në grevë dy orëshe, shkruan gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u në bashkëpunim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhë atë të Policisë kanë vendosur që të mbajnë grevë dy orëshe e gjithë kjo për shkak të ligjit të pagave.

-Advertisement-

“Të premten grevë dy orëshe në sistemin arsimor të Kosovës Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të Punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale. Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten (13.12.2019) mbahet grevë dy orëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave” thuhet një njoftim.

Në këtë njoftim thuhet se kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe policisë do të përballet me reagimet shumë më radikale.

“Greva dy orëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, përfundon njoftimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera