Lajme

Specialja mund t’i nisë arrestimet nga sot

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 06 Korrik 2017

Dhomat e Specializuara janë funksionalizuar plotësisht të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Nga kjo ditë, ato janë në gjendje të marrin parashtrime dhe të nisin procedurat gjyqësore, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të paraqesë akuzat, në mënyrë që të shqyrtohen nga gjykatësit.

Është krijuar kjo rrethanë, pasi pikërisht të mërkurën ka hyrë në fuqi Rregullorja e procedurës dhe e provave, pa të cilin dokument nuk konsideroheshin të funksionalizuara plotësisht Dhomat e Specializuara.

-Advertisement-

Në Dhomat e Specializuara nuk kanë treguar nëse pranë këtij institucioni janë paraqitur aktakuzat e para, menjëherë pas funksionalizimit të plotë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy