Lajme

Specialja jep detaje për bastisjet: Po përqendrohen në veprat kundër administrimit të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 03 November 2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka njoftuar për bastisjet në shtëpitë e disa prej ish-këshilltarëve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, të cilat janë kryer gjatë kësaj jave.

Bastisjet në Kosovës, sipas ZPS-së, po përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në një njoftim për media, ZPS-ja ka njoftuar ndër të tjera se operacionet në Kosovë janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

-Advertisement-

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera